A jeni me i madh se 15 vjec dhe kërkoni një kurs flamisht? Ne mund të ju ndihmojm!
Ne nuk japim mësim vetë por kërkojm bashkë me ju kursin dhe shkollën që ju përshtatet më shum. Mund te na kontaktoni gjithashtu për pyetjet tuaja rreth mësimit së flamishtes.
- Si mund të na kontaktoni?
- Cfar mund të prisni?
- Ku mund të mësoni flamishten?
- A doni ta praktikoni flamishten?
Si mund te na kontaktoni?
Merr një takim tek një pikë kontakti afër vendbanimit tënd!
- Banon në Antwerp? Lexo më tej: www.atlas-antwerpen.be.
- Banon në Bruksel? Lexo më tej: www.huisnederlandsbrussel.be.
- Banon në Gent? Lexo më tej: www.amal.gent.
Mos harro të mbash gati me vete një provë të vlefshme identiteti! Nëse ti ke ndjekur tashmë një kurs holandisht, atëherë përmend gjithashtu çertifikatat që ke marrë!
Cfar mund të prisni?
Interviste njoftjeje
Per t’ju ndimuar sa më shum, kemi deshir të ju njohim pak më mirë. Gjatë intervistës ju bëjm pyetje rreth pritjeve apo shpresave tuaja, njoftjen e gjuheve, diplomen më të nalt qe keni marr...
Provat
Ndodh që ju pyesim të merrni një test logjiket dhe test nivelit. Kështu mund të ju referojm edhe më mirë.
Këshille
Më në fund ju japim këshill për kursin flamisht dhe shkollen që ju përshtatet më shumë. Gjithashtu ju japim gjitha informacionet praktike (cmimin, lokacionin, datën e fillimit)
Gjithë kjo zgjat pak a shumë 1 orë.
Ku mund te mësoni flamishten?
Ka shkolla dhe organizime të ndryshme ku mund të mësoni flamishten. Cdo shkoll ose organizacion ka qasjen e vet dhe kushtet e rregjitrimit.
Arsimi i mirsëardhjes (OKAN)
Jeni me i ri se 18 vjec, sapo keni ardhur ne zonën flamane dhe nuk flitni flamisht.
Cfar?
- Do mësoni flamisht në një shkoll fillore ose në shkollen e mesme.
- Do merrni udhëzim të pershtatshem për të vazhduar studimet.
Qendra per arsim themëlor (CBE)
Jeni më i ri se 18 vjec, nuk mund të lexoni apo të shkruani mirë në latinisht dhe keni vështirësi të mësoni.
Cfar?
- Do mësoni flamisht në një grup të vogël në shpejtësin tuaj.
- Do ndjekni mësimet gjatë ditës ose në mbrëmje.
> Qendrat për arsimin themëlore
Qendra për arsimin e të rriturve (CVO)
Jeni me i ri se 15 vjec dhe keni ndjekur tashmë 2 vjet shkollën e mesme ose jeni 16 vjec ose më i madh. Do filloni më një kurs në nivel fillestar. Nëse tashmë flitni ose shkruani flamisht, atëher kursi fillon në një nivel më të lartë.
Cfar?
- Do mësoni flamishten në një grup. Ndjekni një kurs që ju pershtatet shpejtësisë tuaj të mësimit.
- Do ndjekni mësim gjatë ditës ose në mbrëmje.
> Qendrat per arsimin e të rriturve
Qendra universitare e gjuhëve
Jeni 18 vjec ose më i madh, keni minimum një diplomë së shkollës së mesme dhe ekperiencë të mjaftueshmë me të mësuarit e një gjuhe të Europës perëndimore.
Cfar?
- Do mësoni flamishten në një grup dhe me një shpejtësi të lartë.
- Një pjesë e formimit përbëhet nga vetë-studimi.
> Qendrat universitare të gjuheve
VDAB (zona flamane), Actiris (Bruksel) dhe Syntra
Këto organe japin mësime specifike në kombinacion më të mesuarit e flamishtës. Ose mbështesin një formim që ti ndjek diku tjetër. Për kushtet specifike mund të kontaktoni CDAB, Actiris dhe Syntra.
A doni ta praktikoni Flamishten?
Doni ta praktikoni flamishten jasht orëve së mësimit? Eshte e mundur. Bashk me Atlas Antwerpen, Amal Gent, Huis van het Nederlands Bruksel dhe organizata jofëtimpruerse ‘de Rand’ mbështesim aktivitete për të praktikuar flamishten duke qenë person jo-amtar.
Ne faqen e internetit www.ikdoemee.be mund të kërkoni aktivitetet në lagjen tuaj.