Mirë se erdhe në Flandër!
Dëshiron të ndihesh shpejt si në shtëpinë tënde? Dëshiron të mësosh holandisht? Të njohësh njerëz të rinj/tjerë? Në trajektin e integrimit ti mëson gjithçka që ke nevojë për një fillim të ri. Ne sigurojmë kontakt personal dhe udhëzim individual që nga biseda e parë.
Dëshiron informacione të Mëtejshme mbi trajektin e integrimit?
Merr një takim:
Çfarë është trajekti i integrimit?
Të ndihesh si në shtëpinë tënde
Gjatë mësimeve Orientim në Shoqëri ti njihesh me të porsaardhur të tjerë, që flasin gjuhën tënde dhe që kanë të njëjtat pyetje.
Në këtë kurs ti mëson mbi punën, banimin, arsimin, shëndetin dhe shumë më tepër. Ti merr gjithashtu in-formacione mbi vlerat, normat, të drejtat dhe detyrimet. Mësuesi flet gjuhën tënde ose një gjuhë që ti e kupton.
Cilat janë çmimet e trajektit të integrimit?
Trajekt i integrimit | Çmimi |
---|---|
Udhëzim personal | €0 |
Mësime Orientim në Shoqëri + test | €180 (përfshirë 1 test) |
Mësime të holandishtes + test | €180 (përfshirë 1 test) |
Trajekt për punën | €0 |
Trajekt i pjesëmarrjes/angazhimit në shoqëri | €0 |
Vini re:
- Nuk e ke kaluar testin dhe e bën testin sërish? Atëherë ti paguan sërish për testin.
- Për mësimet e holandishtes duhet të blesh libra. Çmimet e librave ndryshojnë nga shkolla në shkollë.